Lajme

Lirim Mehmetaj shkon në Prokurori pas ftesës për veprën “nxitje e përçarjes dhe mosdurimit”

By GAZETA SCANNER 1

March 07, 2024

Gazetari Lirim Mehmetaj i është përgjigjur ftesës së Prokurorisë së Prishtinë për veprën “nxitje e përçarjes dhe mosdurimit”.

Ai është parë në Pallatin e Drejtësisë aty ku janë të vendosura organet e drejtësisë.

Thirrja e Mehmetaj nga Prokuroria nxiti reagime të shumta pasi u pa si një përndjekje e pushteti ndaj kritikëve.

Nga ana tjetër, Mehmetaj pretendon që ftesa nga Prokuroria erdhi pas padisë së deputetit, Dimal Basha.

Ndërkaq, në një njoftim të Prokurorisë thuhet se padi ndaj gazetarit Mehmetaj ka bërë një person me inicialet D.M.