Sport

Lirim Kastrati vazhdon formën e lartë në Kroaci, kontribuon në fitoren e Dinamo Zagrebit

Dinamo Zagrebi ka regjistruar fitore të rëndësishme kundër Goricës me rezultat të ngushtë, 3:2.

Me këtë fitore, klubi kryeqytetas renditet në vendin e parë në renditjen tabelore të elitës së futbollit kroat.

Tre golat e sotëm për Dinamo Zagrebin i shënoi Mario Gavranoviç.

Paraqitje të mirë sot bëri edhe ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Lirim Kastrati.

Kastrati arriti të asistojë te goli i dytë i Gavranoviçit në ndeshjen e sotme.