Sport

Liria prezanton trajnerin e ri

By GAZETA SCANNER 1

November 29, 2023

Skuadra e Lirisë ka disa javë që ka zhvilluar ndeshjet pa kryetrajner, pas largimit të Nedim Ygit.

Megjithatë, pasditen e së mëkurës, ekipi nga Prizreni ka njoftuar për zyrtarizmin e trajnerit të ri, i cili del të jetë Mirsad Jonuz. Jonuz i cili më parë ka drejtuar ekipe në Qipro, Greqi, Katar e Shqipëri me skuadrën e Vllaznisë teksa ka bërë larroerë edhë në Maqedoni, duke drejtuar edhe ekipin kombëtar.

Jonuz ka kërkuar përkrahje nga tifozët dhe qyteti i Prizrenit.

“Të gjithë së bashku mund ta bëjmë më të mirën. Veçanërisht ftoj tifozët e zjarrtë Arpagjikt dhe gjithë qytetin të bashkohen në synimin tonë, ta ngrishmin sa më lart”

Kryetari i klubit, Valon Osmani, ka thënë se besojnë tek trajneri i ri për ta kthyer klubin drejt rezultateve pozitive.

“Kishim disa opsione për trajner. Besojmë se ky është i duhuri. Trajneri i ri ka synim ta nxjerr klubin nga kjo krizë rezultatesh. Marrëveshja është deri në fund të sezonit”.

Liria pas 15 ndeshjeve është në vendin e fundit në Superligën e Kosovës dhe deri më tani ka grumbulluar 9 pikë, një më pak se vendi i parafundit Fushë Kosova.