Liburn Aliu, ministri i Infrastrukturës, ka thënë se “nuk ka kompromis me krimin” kur e ka shpërndarë shkrimin e ministrit Xhelal Sveçla, ku tha se “kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq në bashkëpunim me bandat kriminale e të armatosura po i mirëmban barrikadat që kanë bllokuar qytetarët tanë dhe pjesëtarët e policisë së Kosovës tash e 11 ditë”.
“Kushdo që në cilëndo formë ka cenuar sigurinë e vendit tonë do të ballafaqohet me drejtësinë. Kriminelët dhe qytetarët nuk janë në të njëjtën anë”, ka shkruar tutje Aliu.
“Asesi nuk mund të kushtëzohet liria e lëvizjes dhe zhvillimi i të gjithë qytetarëve me lirinë e kriminelëve që me aktet e tyre terroriste kanë rrezikuar para se gjithash të gjithë qytetarët pa dallim”.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10222194004860075&id=1262960581&mibextid=Nif5oz