Lajme

Limajt për Ramabajën: E di që ky e do vendin, nganjëherë më dhimbet

By GAZETA SCANNER 1

June 13, 2023

Kryetari i Nismas Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë në Pressing të T7 që ka ardhur kohë të gjithë të rreshtohen krah shtetit.

Limaj ka kritikuar qasjen e Qeverisë së Kurtit, por thotë se opozita duhet të ketë qëndrime të qarta për të mirën e vendit.

Ndër tjerash, Limaj foli edhe për analistin Sadri Ramabaja, për të cilin tha se nuk dyshon që ia do të mirën e vendit.

”Unë besoj që Ramabaja e do vendin, nuk dyshoj. Tani këto tjerat a pajtohem a jo, tani në raste më dhimbet nga sinqeriteti. Sepse e di që e do, sepse ka përkushtim për Kosovën”, ka thënë Limaj.

Por ai thotë se “Kosova po dëmtohet, dhe për këtë nuk duhet të shikohet opozitë apo pozitë”.

Limaj tha se ka qenë i befasuar që pas ngjarjeve në Veri, askush nuk thirri seancë të jashtëzakonshme atë ditë