Lajme

Limaj: Veç në Kosovë ndodhë që kryeministrit mos i jetu as gruaja as fëmija në vendin ku qeverisë

By GAZETA SCANNER 1

June 28, 2024

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se katër vitet e kësaj qeverie janë të humbura në secilën fushë.

Limaj gjithashtu ka reaguar ashpër në lidhje me faktin se kryeministrit Kurti as gruaja as fëmija nuk i jetojnë në Kosovë.

“O shqiptar kuptojeni që kryeministri ynë të ardhmen e familjes së tij e ka bërë dhe është duke e bërë jashtë Kosovës, nuk ndodhë në asnjë shtet tjetër të botës kjo. Moralisht vendi nuk është dashur ta pranojë një kryeministër të tillë. Si është e mundur që të flas për perspektiven e familjes e familjen tuaj të kesh jashtë Kosovës.”

“Pse s`po io bien fëmijët e tu kryeministër për me përjetua këtë vizion të mirë për të cilin po flet por po i mban ata jashtë vendit. Çfarë norme morale e politike ke tij kur fol për mirëqenie e zhvillim, ti që nuk e ndan jetën e përditshme të qytetarit me fëmijët e tu. Ti flet për fëmijët e tjerë e ke vendos që fëmijët e tu me jetu në Norvegji, ti flet për patriotizëm a të ardhmen e familjes e ke projektu jashtë vendit, kjo ndodhë vetëm në Kosovë.” – ka thënë Limaj.

Ndër të tjera, Limaj në T7, ka thënë se gjatë luftës së UÇK nuk ka pranuar që fëmijë e tij të largohen nga Kosova edhe përkundër mundësisë që i është ofruar.

“Luftë nuk kam pranu që të largohen fëmija e mijë nga Kosova, çka ka vlerë fëmija im më shumë se i yti, nuk kam pranu në asnjë moment që unë të vij të luftoj t’i largoj fëmijët e mijë derisa fëmijët e tjerë të rrezikohen sepse moralisht nuk mund të luftoj e të jem aty. çka me ju thanë u njerëzve jam ardh me çliru vendit, e ku i ki fëmijët, volla i kam largu Zvicër. E me fmi tonë më ba patriotizëm a, dokumentet e Zvicrës i kam pas dhe nuk kam pranu.” – ka shtuar Limaj.