Lajme

Limaj: Sjellja me arrogancë e Qeverisë Kurti ndaj partnerëve të Kosovës, po i bën dëme vendit

By GAZETA SCANNER 1

February 11, 2024

Lideri i Nismës Socilademokrate, Fatmir Limaj ka theksuar se sjellja me arrogancë e Qeverisë Kurti ndaj partnerëve të Kosovës, po i bën dëme vendit.

Limaj shkon edhe më larg.

Sipas tij, Serbia shpëtoi pa sanksione edhe pas rastit të Banjskës, dhe kjo siç thotë ai, për shkak të sjelljes së Qeverisë së Kosovës.

“Ndërkombëtarët nuk i vendosën sanksione Serbisë pas rastit të Banjskës për shkak të sjelljes tonë, për shkak të një kryeneçësie arrogance, mënyra se si është sjellë Qeveria para Banjskës. Ka humbur kredibilitetin e bashkëpunimit me miqtë, ka ikur koha dikush të ndëshkohet e dikush të shpërblehet duhet ta kemi të qartë”, thotë Limaj, raporton Gazeta Blic.

Sipas tij, bota është e lidhur me interesa.

Ai thotë se ne kemi interes, Kosova ka interes jetik të eksistencës së vet, ruajtjen e partneritetit me ata të cilët na kanë ndihmu me ardhë deri këtu.

“Ata nuk janë armiqtë tanë, ata kanë respektuar në të kaluarën kur ne kemi patur interesat tona nacionale por dallimi ka qenë se ne kemi ditur t’i‘akomodojmë‘ interesat nacionale në atë vizionin strategjik të partnerëve tanë për rajonin. Nuk mundeni ju t’i realizoni interesat e vendit tuaj jashtë një ombrelle të një interesi strategjik të partnerëve për rajonin, sepse bota po zvogëlohet, rajoni po ndërthuret dhe ju duhet të jeni te shkathët, të urtë, të menqur që interesat tuaja nacionale t’i ‘ngërtheni‘ fort brenda asaj strategjie të partnerëve që ata shikojnë, mënyrën se si e shikojnë rajonin”, tha ai për emisionin “Expose”.

Çfarë ka ndodh një kohe tek ne?, pyet Limaj.

Dhe shton se ai, se Qeveria e Kosovës ka dashtë të dalë jashtë kësaj ombrelle për të qu mesazh se ‘unë jam sovran dhe vendosi vetë‘ .

“Po kush je ti që vendos vetë ?! Kush jemi, si kemi ardhur ne deri këtu, çfarë punësh na presin bashkë. Si mund të anëtarësohet Kosova në Këshillin e Evropës, me çfarë? Ne nuk kemi naftë dhe as bombë nukleare, ne me partnerë kemi ecur dhe do të ecim drejt Këshillit të Evropës. Objektivat që kemi, integriminë NATO, Bashkimin Evropian, Këshilli i Evropës, OKB e tëgjitha këto, asnjë lëvizje Kosova nuk mund ta bëjë pa miqtë dhe partnerët”, tha ai.

Prandaj, shton ai, në këtë situatë raporti Kosovë-Serbi nuk është vetëm brenda nesh, prek edhe atë interesin strategjik të partnerëve tanë se si e shohin rajonin.

“Më vjen keq që Qeveria e Kosovës nuk e ka kuptu këtë gjuhë, ka fol me një gjuhë tjetër që s’e kanë kuptuar partnerët tanë, dhe kjo na ka kushtu dhe dëmi është i palllogaritshëm. Ne e shohim përditë, në vazhdimësi se kemi humb pozicion të madh në komunitetin ndërkombëtar, falë disa veprimeve të pamatura, të papjekura e krejt populiste të Prishtinës. Lidershipit shtetëror vetëm një gjë duhet t’i interesojë, a bën veprime shtetërore edhe me kosto që do t’i kushtojë atij individualisht”, thotë Limaj.