Lajme

Limaj: Qeveri e gabuar për vendin, 14 shkurti një eksperiment i tmerrshëm për vendin

By GAZETA SCANNER 1

February 01, 2024

Kryetari Nismës, Fatmir Limaj në emsionin “Click” në RTV21 tha se nuk është se ka pritur rezultate të mira nga Qeveria Kurti, duke shtuar se vendi ynë ka stagnuar dhe ka humbur shumë.

”Kjo Qeveri është e gabuar për vendin, nuk duhet me qeverisë në Kosovë, ka stagnu vendi që tre vjet kemi humbur shumë, natë e ditë duhet me punu për me arrit ato që i kemi humbur, skom prit një rezultat të mirë, por jo kaq shumë, 14 shkurti një eksperiment i tmerrshëm për vendin”, tha Limaj.