Lajme

Limaj nga Zvicra: Bashkëatdhetarët asnjëherë nuk e ndalën angazhimin për liri e shtet!

By GAZETA SCANNER 1

November 09, 2024

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, së bashku me anëtaren e Kryesisë, Xhevahire Izmaku, kanë takuar bashkatdhetarët në Zvicër, raporton Scanner.

Limaj ka shkruar se me bashkëatdhetarët  asnjëherë nuk e ndalën angazhimin për liri e shtet!

“Nga bashkëatdhetarët tanë morëm mbështetjen e plotë për sfidat që na presin, derisa ne u zotuam se NISMA në Parlament gjithmonë do të jetë zë i fortë për diasporën tonë”, shkruan Limaj, transmeton Scanner.

Postimi i plotë:

📍Nga Zvicra e bashkëatdhetarëve që asnjëherë nuk e ndalën angazhimin për liri e shtet!

Turin e takimeve e vazhduam në Fribourg, ku së bashku me bashkëpunëtorë patëm knaqësinë të takojmë e të çmallemi me qindra mërgimtarë që jetojnë e veprojnë në Zvicër.🇨🇭

Patëm rastin të kujtojmë të kaluarën e përbashkët të aktivitetit ilegal, të diskutojmë për të tashmen e brishtë të Kosovës dhe të planifikojmë veprimet tona të së ardhmes, ku u pajtuam se më shumë se kurrë Kosova ka nevojë për përfaqësues të dëshmuar në zgjedhjet e 9 Shkurtit.🇽🇰🗳️

Nga bashkëatdhetarët tanë morëm mbështetjen e plotë për sfidat që na presin, derisa ne u zotuam se NISMA në Parlament gjithmonë do të jetë zë i fortë për diasporën tonë.🤝

Falenderim i veçantë e mirënjohje për secilin që ndanë kohën e tyre të çmuar për të qenë sot me ne!🙌