Kryetari i NISMA, Fatmir Limaj, së bashku me partnerët e koalicionit kanë takuar diasporen nê Ausburg të Gjermanisë, shkruan Scanner.
“Së bashku me partnerët e koalicionit, u mirëpritëm nga qindra bashkëatdhetarë në Augsburg, ku u konfirmua edhe njëherë mbështetja e parezervë për koalicionin tonë”, shkruan Limaj.
Ai ka thënë se përsëritëm mesazhin se integrimi në NATO është prioriteti ynë në konsolidimin e shtetësisë tonë, ndërsa zhvillimi ekonomik, përmes bashkëpunimit me bizneset tona të fuqishme në Diasporë, do të jetë një nga fokuset tona.
Postimi i plotë:
Së bashku me partnerët e koalicionit, u mirëpritëm nga qindra bashkëatdhetarë në Augsburg, ku u konfirmua edhe njëherë mbështetja e parezervë për koalicionin tonë. 🇩🇪
Ne e përsëritëm mesazhin se integrimi në NATO është prioriteti ynë në konsolidimin e shtetësisë tonë, ndërsa zhvillimi ekonomik, përmes bashkëpunimit me bizneset tona të fuqishme në Diasporë, do të jetë një nga fokuset tona.
Ne u zotuam se do të vazhdojmë angazhimin tonë të përbashkët, derisa mbështetja e marrë nga mërgimtarët tanë është një forcë shtytëse për realizimin e programit tonë për Kosovën euroatlantike. 🇽🇰