Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, së bashku me kryetarin e Malishevës, Ekrem Kastrati, kanë marrë pjesē nē në përurimin e tribunës së re të stadiumit “Liman Gegaj” në Malishevë, raporton Scanner.
“Ky projekt është një arritje e madhe në rrugën drejtë urbanizimit të Malishevës, dhe jam jashtëzakonisht i gëzuar për këtë hap të rëndësishëm”, ka shkruar Limaj në Facebook.
Postimi i plotë:
Sot mora pjesë në përurimin e tribunës së re të stadiumit “Liman Gegaj” në Malishevë.
Ky projekt është një arritje e madhe në rrugën drejtë urbanizimit të Malishevës, dhe jam jashtëzakonisht i gëzuar për këtë hap të rëndësishëm.
Gjatë ceremonisë hapëse, nderuam figurat që kanë kontribuar në suksesin e F.C Malishevës, si dhe kujtuam me nderim mikun tonë, Hajdin Berisha, që muaj më parë u nda nga ne.
Ngjarja e sotme shënon një kapitull të ri për sportin dhe komunitetin në Malishevë.