Lajmest-slider

Limaj: Me Llapushën e Drenicën vlerat kombëtare i mbrojmë më lehtë!

Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se projektit të kësaj partie për ruajtjen e vlerave kombëtare i kanë dhënë mbështetje të madhe bashkëluftëtarë dhe qytetarë të shumtë në Llapushnik të Drenasit dhe në Panorc e Rud të Malishevës.

“Projektit tonë politik për mbrojtjen dhe ruajtjen e vlerave kombëtare sonte i dhanë mbështetje të madhe bashkëluftëtarë dhe qytetarë të shumtë në Llapushnik të Drenasit dhe në Panorc e Rud të Malishevës”, ka shkruar Limaj në Facebook.

Postimi i plotë:

Me Llapushën e Drenicën vlerat kombëtare i mbrojmë më lehtë! 🇦🇱🇽🇰

Projektit tonë politik për mbrojtjen dhe ruajtjen e vlerave kombëtare sonte i dhanë mbështetje të madhe bashkëluftëtarë dhe qytetarë të shumtë në Llapushnik të Drenasit dhe në Panorc e Rud të Malishevës.

Strukturat tona në këto lokalitete u zotuan që këtë frymë patriotike më mbështet fuqishëm në mënyrë që të mos lejohet të bëhet dëm i pariparushëm për vendin.

Njerëzit e mirë anekënd Kosovës po bashkohen rreth këtij projekti si të domosdoshëm për vendin dhe i cili nuk lejon cenimin e vlerave tona kombëtare.

Me bashkëluftëtarët e UÇK-së dhe strukturat tona në këto zona do të jemi edhe më të fuqishëm për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 14 shkurt.