Ballina

Limaj mbledh Kryesinë e partisë: Bashkë jemi më të fuqishëm dhe të gatshëm për t’i dhënë Kosovës të ardhmen që meriton!

By GAZETA SCANNER 1

October 30, 2024

Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka mbledhur të mërkurën Kryesinë qendrore të partisë, ku është diskutuar për zgjedhjet e 9 shkurtit të vitit 2025.

Limaj ka thënë se  “në këtë moment kritik për vendin, është thelbësore që të rikthejmë besimin te institucionet dhe të ofrojmë projekte konkrete që i shërbejnë qytetarëve”.

“Bashkë, jemi më të fuqishëm dhe të gatshëm për ti dhënë Kosovës të ardhmen që meriton! Sot kisha takim me kryesinë e NISMA Socialdemokrate, ku në theks të veçantë kishim angazhimin tonë për zgjedhjet e 9 shkurtit. U diskutua për intesifikimin e angazhimit të degëve dhe për të ardhmën e vendit. Në këtë moment kritik për vendin, është thelbësore që të rikthejmë besimin te institucionet dhe të ofrojmë projekte konkrete që i shërbejnë qytetarëve. NISMA ka dëshmuar se ka potencialin dhe vullnetin për ta bërë këtë realitet”, ka shkruar Limaj në Facebook.