Lajme

Limaj: Kurti ka shkelur Kushtetutën e Kosovës kur pranoi këtë fjali në marrëveshje

By GAZETA SCANNER 1

March 30, 2023

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë në emisionin DPT te Fidani në T7 se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka shkelur Kushtetutën e Kosovës me dakordimin e Marrëveshjes së Ohrit.

Limaj thotë se togfjalëshi “nuk e paragjykojmë statusin” në dokumentin e dakorduar në mes të Kosovës dhe të Serbisë, shkel Kushtetutën.

“Kurti ka shkelur Kushtetutën e Kosovës. Me qita e ka shkelur. Qysh kryeministri shkon në Bruksel e pranon një dokument ku thuhet nuk e paragjykojmë statusin. E Serbia nuk e ndërron preambulën”, tha ai.

“Gjykata Kushtetuese e ka hudhur marrëveshjen e Asociacionit në 2015-ën. Krejt cka ka në atë marrëveshje, përmbledhet në nenin 7”, shtoi ai.