Ballina

Limaj kritikon Kurtin: Kryeministri që i solli më së shumti dëme Kosovës

By GAZETA SCANNER 1

March 21, 2024

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, konsideron se kryeministri Kurti ka krijuar një opinion të rrejshëm kinse është këmbëngulës në qëndrimet e tij.

Por sipas tij, vendimet e Kurtit po e dëmtojnë Kosovën, dhe në fund ai po bën lëshime e kompromise.

“Fatkeqësisht këtu është krijuar një opinion i rrejshëm se z. Kurti gjoja është këmbëngulës në qëndrimet e tij. Në fakt nuk ka kryeministër që ka bërë lëshime e kompromise më të mëdha e të dëmshme për vendin”.

“Veçse dallimi është se vendi ka marrë goditje, dhe në të gjitha këto qëndrime të proklamuara ka hequr dorë”, shtoi Limaj.

“Ai veç merr goditje kthehet mbrapa dhe Kosova është ndalë. Kosova tash e tri vite është ndalë, asgjë s’ka ecur as në planet e zhvillimit ekonomik, as nuk e prishur dhe ka humbur mundësinë e promovimit të saj në arenën ndërkombëtare dhe rrumbëllakësimin e shtetësisë sonë, dhe këto janë rezultate, fatkeqësisht”, tha kryetari i Nismës.