Lajme

Limaj ia vazhdon idesë se “nuk provohet shteti”: Nuk kemi hiç Ministri të Jashtme


Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka pretenduar se kontributi i Ministrisë së Jashtme dhe Diasporës është inekzistent përgjatë nomenklaturës së Qeverisë Kurti.

Limaj, në emisionin ‘Pressing’, së këndejmi, ka theksuar dallimet mes të qenit aktivist e ligjërues dhe përfshirjes në procese vendimmarrëse.

“Na s’kemi Ministri të Jashtme. Jo ambasadorë, neve praktikisht na mungon një dikaster. S’kemi hiç Ministri të Jashtme. Ju mund të jeni një ligjërues i mirë në universitet dhe aktivist i mirë, por kur futeni në procesin e vendimmarrjes, asnjëherë nuk ka vendimmarrje të këndshme”, ka thënë kreu i Nismës.

“Asnjëherë nuk ka vendimmarrje 100% të sigurt që e ke të pëlqyeshme. Kur ju e ndjeni kurrizin tuaj duke krisur, aty matesh se kah pe çon vendin. Nga një qëndrim po dhe jo i ministrit të vendit, mund t’i kushtojë me jetë dikujt atje. Për këtë e kam pasë fjalën që nuk provohet shteti”, ka shtuar tutje Limaj.

“Duhet të kemi kujdes se në duart të kujt është shteti, e si të trajtohet shteti. Njohja ndaj vetë shtetit, është diçka që fitohet ndalëgadalë. Përveç që jam munduar që të ngris vëmendjen, e kemi një shtet që nuk duhet të testohet çdo ditë. Nuk duhet të provohet çdo ditë. Parashikimet e mia pesimiste për vendin nuk ka qenë asnjëherë me u ndalë”, ka thënë ndër të tjera ai.