Fatmir Limaj, kryetar i Nismës Socialdemokrate, ka folur rreth një çështje specifike në lidhje me kryeministrin Albin Kurti.
Gjatë një interviste për Paparcin, Limaj foli për të kaluarën e Kurtit në UÇK.
Limaj vlerësoi se Kurti ishte përkthyes i Adem Demaçit, disident i njohur shqiptar gjatë kohës s ëish-Jugosllavisë, gjatë kohës sa Demaçi ishte përfaqësues i UÇK-së në Prishtinë.
“Përtej asaj që po e them unë, ju mund ta dëgjoni atë se çfarë vetë Albin Kurti ka deklaruar. Nuk ka nevojë me ia vërtetu unë. E kemi me zë dhe figurë Kurtin kur ka thënë nuk jam ushtar i UÇK-së dhe se nuk besoj në luftën çlirimtare. Fatkeqësisht ka individë që e posedojnë certifikatën e veteranit e nuk kanë qenë pjesë e UÇK-së, e nëse Kurti e ka një të tillë, atëherë ai është veteran i rrejshëm. Ne e njohim veprimtarinë e tij, ai ka qenë përkthyes i Adem Demaçit në zyrën e tij në Prishtinë”, ka thënë Limaj.