Lajmest-slider

Limaj beson në luftën e drejtë të UÇK-së dhe të Zafir Berishës

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar publikisht pas ftesës që ka marrë kolegu i tij, Zafir Berisha nga Gjykata Speciale.

Limaj ka thënë se ka besim në luftën e drejtë të UÇK-së dhe të Zafir Berishës.

“Ftesa për intervistë nga Gjykata Speciale për mikun dhe bashkëpunëtorin tim, Zafir Berisha, është në vazhdën e ftesave nga një Gjykatë të cilën me kohë e kemi vlerësuar të padrejtë.
Pavarësisht kësaj, asnjë Gjykatë nuk do të arrijë ta njollosë luftën tonë të shenjtë.
Unë kam besim në luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të Zafir Berishës.
Jam i bindur se Kosova do ta kalojë me sukses edhe këtë sfidë dhe se drejtësia do të ngadhënjejë përballë shpifjeve”, është thënë në reagimin e Limajt.