Sport

Lille nuk e lë të lëviz vendi Zhegrovën, ia vë “rampën” Unitedit

By GAZETA SCANNER 1

August 31, 2024

Edon Zhegrova nuk e ka në plan që të ndryshojë mjedis gjatë kësaj vere.

Kështu të paktën raporton eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, i cili thotë se Lille nuk do ta lejojë sulmuesin kosovar që të largohet.

Zhegrova gjatë ditës është raportuar nga mediat në Angli se është duke u kërkuar nga gjiganti anglez Manchester United.

Por, si duket 25-vjeçari do të vazhdojë të mbetet pjesë e klubit francez.

Ai ka shkëlqyer në ndeshjet vendimtare të Lillenë fazën kualifikuese për në Ligën e Kampionëve, duke realizuar gola krucial.

Madje duke qenë vendimtar që klubi francez të shijojë Ligën e Kampionëve.

Ndryshe, Zhegrova ka marrë ftesë nga përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, për dy ndeshjet e shtatorit, ndaj Rumanisë dhe Qipros.