Lajme

Ligji për zyrtarët publikë, Kuvendi të ndërhyjë brenda 6 muajve (Video)

By GAZETA SCANNER 1

August 06, 2023

Ankesat dolën të jenë me vend.

Gjykata Kushtetuese i hodhi poshtë disa nene të Ligjit për Zyrtarët Publik. Këtë e përshëndetë Asociacioni i Komunave të Kosovës, që pohon se administrata publike do të shpëtojë nga tendenca politizuese e qeverisë.

”Përshtatshmëria nuk ka qenë e definuar dhe ne kemi aluduar se mund të jetë përshtatshmëri politike. Tjetri nen kontestues ka qenë që pas një viti të hyrjes në fuqi të ligjit të shpallen pozitat për zyrtarët e mesëm dhe të lartë, që kanë mbajtur pozita të drejtorëve dhe shefave të sektorëve”, deklaroi drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi.

Kjo sipas tij do ta degradonte shërbimin publik, pasi zyrtarët do të ndërroheshin çdo 4 vjet dhe do të rrezikohej puna e rreth 1800 punëtorëve. Megjithatë i njëjti në parim konsiderohet në përputhje me aktin më të lartë juridik të Republikës, andaj ai do t’i dërgohet presidentes për dekretim, por jo pa u bërë edhe disa rregullime.

”Në këtë drejtim Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar edhe obligimin që Kuvendi brenda një afati prej 6 muajve të miratoj dispozitat e tjera që janë konsideruar nga Gjykata në kundërshtim me kushtetutën”, tha Gzim Shala, hulumtues i lartë në IKD

Ligji ishte dërguar në kryeinstitucionin ligjor nga dy partitë më të mëdha opozitare, PDK e LDK, që e mirëpritën vendimin, njashtu si edhe AAK-ja.

Kronikë e përgatitur nga gazetarja Agnesa Sahiti: