Sport

Liga Profesionale e Futbollit në Francë ka njoftuar se pesë zëvendësimet do të lejohen edhe në sezonin e ardhshëm

Pas rikthimit të futbollit që ishte ndërprerë shkaku i COVID-19, një numër i madh i ligave kishin lejuar pesë zëvendësime gjatë një ndeshje për pjesën e mbetur të sezonit.

Kjo ishte bërë si mënyrë për të mbrojtur lojtarët, që për fund sezon kishin orar të ngjeshur të ndeshjeve, dhe me pesë zëvendësime, ata kishin më shumë mundësi për pushime.

LPF ka njoftuar se skuadrave do t’u lejohet t’i regjistrojnë në maksimum 20 lojtarë për një ndeshje në Ligue 1.

Ky ndryshim do të jetë i mirëpritur nga skuadrat, e në veçanti nga PSG, me Thomas Tuchel që ka numër të madh lojtarësh në dispozicion, të cilëve do t’u sigurojë hapësirë më të madhe në fushë.