Liga e Konferencës rikthehet sot me dy ndeshje shumë të rëndësishme për fazën gjysmëfinale.
Fiorentina do të presë në shtëpi Bazelin, ku dy skuadrat do të provojnë të rikthehen në finalen e një kompeticioni europian pas shumë vitesh por përballë do të kenë Bazelin e Taulant Xhakës që këtë sezon kanë treguar një nivel mjaft të lartë.
Ndeshja tjetër është ajo në Angli mes Uest Ham dhe AZ Alkmar. Anglezët kërkojnë finalen e Pragës përballë një skuadre që ka bërë mirë në sezonet e fundit në Europë. Ndeshjet e kthimit, do të luhen një javë më vonë ndërsa finalja e madhe do të luhet në Pragë në datën 7 qershor.
NDESHJET:
21:00 Fiorentina – Basel
21:00 West Ham– AZ Alkmar