Botë

Liga Arabe mirëpret vendimin e GjND për hetime të krimeve kundër palestinezëve

Liga Arabe ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për kryerjen e hetimeve për krimet e luftës së Izraelit kundër palestinezëve.

Said Abu’ali, zëvendës sekretari i përgjithshëm i Ligës Arabe për çështjet e Palestinës, vendimin e GjND e ka cilësuar tepër të rëndësishëm dhe pasqyrim të vullnetit të bashkësisë ndërkombëtare për të kryer hetime kundër Izraelit.

AAP, lëvizja e rezistencës islamike palestineze Hamas dhe Fronti për çlirimin e Palestinës SAF, kanë mirëpritur vendimin e GjND për të kryer hetime mbi krimet e luftës dhe kanë theksuar se ky vendim shton shpresat e kombit palestinez.

Feto Bensuda, prokurori i përgjithshëm i GjND, ditën e dielë njoftoi se ky organ ka marrë vendim për kryerjen e hetimeve për krimet e luftës në rripin e Gazës dhe në Bregun Perëndimor.

Nga sulmet izraelite, kryesisht në rripin e Gazës, me mijëra palestinezë janë vrarë dhe plagosur.