9 C
New York
Thursday, March 28, 2024

Buy now

Libri ‘Unë e përdhunuara’ i Ramize Murtezit vendoset në bibliotekën e Kongresit Amerikan

- Advertisement -

Libri i gazetares së njohur, Ramize Murtezi-Shala “Unë e përdhunuara”, i cili është përkthyer në gjuhën angleze është vendosur në bibliotekën e Kongresit Amerikan.

Lajmin e ka bërë me dije, autorja e librit, Ramize Murtezi-Shala.

“Libri ‘Unë e përdhunuara’ i përkthyer në gjuhën angleze ‘The shape of pain’ ka kohë që është botuar edhe në SHBA.Edhe më e rëndësishme është që tashmë libri ‘The shape of pain’ është vendosur në bibliotekën e Kongresit Amerikan në pjesën e Kosovës. Një copëz historie nga ajo që ndodhi këtu, 23 vjet më parë. Për këtë faleminderit përjetësisht Jalifat Publishing, Ramiz Tafilaj dhe Besa Tafilaj🙏”, ka shkuar ajo në Facebook.

Kohë më parë, libri në gjuhën angleze është botuar  në SHBA.

Libri “ Unë e përdhunuara” i përkthyer në gjuhën angleze “ The shape of pain” ka kohë që është botuar edhe në SHBA.

“Kjo është një copëz historie nga ajo që ndodhi këtu, 23 vjet më parë”, deklaroi Murtezi Shala..

Libri është shkruar në formë romani dhe bën fjalë për një nënë të përdhunuar nga forcat serbe, bashkë me dy vajzat e saja të mitura. 

Llogaritet që rreth 20 mijë gra e vajza, por edhe meshkuj, janë përdhunuar nga forcat ushtarake e paramilitare të Serbisë në Kosovë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit