Kulturë

Librat më të shitur në panairin e librit “Tirana 2019”

Sivjet shënoi edicioni i 22-të i panairit të librit ‘’Tirana 2019’’, i cili u mbajtë javën e kaluar nga 13 nëntori e deri më 17 nëntor, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.

Pas përfundimit të tij u shpallën edhe librat më të shitur. Sipas Bunklist.al, libri më i shitur është ai i modratores Arbana Osmanit, i titulluar  “Recetë për 5 minuta”. Kurse, në vendin e dytë është klasifikuar “Tirana e Nonës” e gazetarit Blendi Fevziu.

Më tej klasifikimi vazhdon me vendin e tretë, ku renditet një tjetër autor shqiptar, Vasil Naci me librin “Sjellja e pëlqyeshme dhe…”.

Ndërsa renditjen e pesë librave të shitur e mbyllin dy tituj të huaj si “Njëqind vjet vetmi” i Gabriel Garcia Marquez  dhe “Motra e perlave, historia e Sisit” e Lucinda Riley.  / KultPlus.com/