Sport

Lewandowski: Shqipëria ka ekip të mirë

By GAZETA SCANNER 1

March 28, 2023

Ylli i Polonisë, Robert Lewandowski komentoi fitoren ndaj Shqipërisë.

Polonia mposhti 1:0 kombëtaren shqiptare, teksa morën fitoren e parë në ciklin kualifikues për në Kampionatin Evropian.

Pas ndeshjes ylli i Barcelonës, Lewandowski tha se Shqipëria ka një ekip të mirë dhe se ndodhen në një grup të vështirë.

“Ishte e vështirë. Shqipëria ka ekip të mirë. Ne donim tre pikët dhe e dimë se sa i vështirë është ky grup”, tha fillimisht ai ‘Supersport’, transmeton lajmi.net.

Kapiteni i Polonisë u pyet se cili lojtar i Shqipërisë i duket atij më i mirë. Ai nuk përmendi emra, por tha se ‘Kuqezinjtë’ janë të mirë si grup.

“Më kujtohen disa lojtarë nga ndeshjet e fundit, por ata luajtën shumë mirë në grup. Ishin të organizuar dhe na e bënë të vështirë. Rëndësi për ne kishte fitorja ndaj Shqipërisë”, deklaroi në fund  Lewandowski.