Sulmuesi polak, Robert Lewandowski ka dhënë lajmin e mirë për tifozët e tij.
35 vjeçari ka siguruar se për momentin nuk po e shqyrton idenë për t’u tërhequr nga futbolli.
“Duhet të ndjej diçka për të marrë një vendim të tillë. Zemra ime duhet të më thotë se është koha. Unë po ndihem shumë mirë”, ka thënë Lewa.
Me 82 gola ndërkombëtarë, Lewandowski është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave për Poloninë.