Sport

Leverkuseni shkruan historinë, bëhet skuadra e parë gjermane me 33 ndeshje pa humbje

By GAZETA SCANNER 1

February 23, 2024

Bayer Leverkuseni ka shënuar fitore ndaj Mainz, me rezultat të ngushtë 2-1, në kuadër të xhiros së 23-të në Bundesliga.

Të parët në epërsi kaluan vendasit me anë të Granit Xhakë, i cili realizoi supergol në minutën e 3’.

Mainzi u kthye në lojë me anë të Dominik Kohr, i cili e barazoi rezultatin në minutën e 8’. Me këtë rezultat u krye pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, Robert Andrich shfrytëzoi një gabim për ta dërguar sërish në epërsi Leverkusenin. Ky gol rezultoi të jetë i fitores në fund.

Kështu me këtë fitore “Farmaceutikët” bëhen skuadra e parë gjermane me 33 ndeshje pa humbje në të gjitha garat. Rekordin e mbante më parë Bayerni i Munichut.

Leverkuseni me këtë fitore renditet në vendin e parë me 61 pikë të arkëtuara, me 11 pikë më shumë se Bayern Munichi, që renditet në pozitën e dytë me një ndeshje më pak të zhvilluar.