Sport

Leverkuseni shënon fitoren e 14-të me radhë

By GAZETA SCANNER 1

December 02, 2023

Bayer Leverkuseni ka shënuar fitore me rezultat 0:2 ndaj Heckenit në Ligën e Evropës.

Victor Boniface në minutën e 14-të dhe Patrick Schick në të 74-tën i shënuan golat e fitores për mysafirët.

Gjermanët kryesojnë në grupin H me 15 pikë, duke i fituar të pesë ndeshjet e para.

Kjo njëherësh është fitorja e 14-të me radhë e klubit të Xabi Alonsos në të gjitha garat.