Sport

Leverkuseni “ka alergji” nga humbja, regjistron rekord për fitore brenda një sezoni

By GAZETA SCANNER 1

April 06, 2024

Bayern Leverkuseni ka shënuar fitore minimale ndaj Union Berlinit, me rezultat 1-0, në kuadër të xhiros së 28-të, në Bundesliga.

Golin e vetëm e shënoi Florian Wirtz, në minutën e 45+8, duke qenë i saktë nga penaltia.

Ndërkohë vendasit nga minuta e 45’ kanë qenë me një lojtar më pak pas përjashtimit të Robin Gosens me karton të kuq, pas dy të verdhëve.

Leverkuseni pas fitores mbetet në vendin e parë me 76 pikë, me 16 pikë më shumë se Bayern Munich, pas 28 xhirove.

Kështu Bayer Leverkuseni me një fitore në xhiron e ardhshme do të shpallet kampion për herë të parë në histori.

Kështu “Farmaceutikët”, kanë regjistruar më së shumti fitore brenda një sezoni në të gjitha garat, 36 sosh.