Lajme

Letra që kërkon qasje më të ashpër ndaj Serbisë, pritet të ketë ndikim në dialog

By GAZETA SCANNER 1

August 07, 2023

Dhjetëra ligjvënës evropianë dhe amerikanë me anë të një letre kanë shprehur unitetin e tyre për qasjen që ndërkombëtarët duhet të kenë në dialogun Kosovë – Serbi.

Në qëndrimin e tyre, drejtuar SHBA-së, BE-së e Britanisë, ata kanë theksuar nevojën që politika e jashtme ndërkombëtare të jetë më e balancuar në raportet Kosovë – Serbi dhe të tregohet më kritike ndaj politikës serbe.

Ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB, Agim Nesho, thotë se kjo letër është shumë e rëndësishme dhe se duhet të merret në konsideratë nga çdo administratë.

Sipas njohësit të çështjeve politike, Melazim Koci, mesazhi i kësaj letre, është mesazh direkt për ndërmjetësuesit e dialogut Kosovë – Serbi.

Qasja e butë e Bashkimit Evropian ndaj Serbisë, dhe jo-neutraliteti i tyre në dialog, vazhdimisht janë cilësuar si shkaktarët që i kanë mundësuar politikës serbe të jetë destruktive dhe të mos i zbatoi marrëveshjet e Brukselit.