Lajme

Leposaviq: Një person raporton në Polici se dikush i ka shkruar fjalë kërcënuese në veturë, dyshohet për shkaqe politike

By GAZETA SCANNER 1

January 28, 2024

Një person në Leposaviq ka thënë se persona të panjohur i kanë shkruar në xhamin e veturës fjalë kërcënuese në gjuhën serbe.

Sipas tij kjo ka ndodhur për motive politike, pasi ka thënë se ka pranuar telefonata anonime që e kanë kanosur me fjalë.

“KANOSJE- Leposaviq / 27.01.2024 – 00:30. Viktima mashkull s/kosovar ka raportuar se persona të panjohur në xhamin e veturës së tij, në gjuhën serbe i kanë shkruar (fjalë kërcënuese). Sipas viktimës kjo ka ndodhur për motive politike, pasi që viktima deklaron se ka pasur edhe thirrje telefonike anonime që e kanë kanosur me jetë. Rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante policore.”