Lajme

Leposaviq: Ndalohet një kamion afër vijës kufitare, po kalonte ilegalisht

By GAZETA SCANNER 1

October 09, 2024

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Leposaviq është ndaluar një kamion i cili po kalonte ilegalisht.

Siç thuhet në raportin 24 orësh në kamion gjendeshin tre meshkuj kosovarë, derisa për rastin është njoftuar edhe prokurori.

“KALIM ILEGAL I KUFIRIT Bello Bërdo,Leposaviq 08.10.2024-21:35. Raportohet se afër vijës kufitare, është ndaluar një kamion në të cilin gjendeshin tre meshkuj kosovarë. Lidhur me rastin, është njoftuar prokurori, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin 24 orësh.