Ballina

Leonard Ademaj: Duam drejtësi të shpejtë dhe profesionale, shpresoj që institucionet të lejojnë kthimin e Liridonës aty ku e ka vendin

By GAZETA SCANNER 1

December 02, 2023

Vëllai i Liridona Ademajt, Leonardi, përmes një reagimi publik ka thënë se familja e tij nuk do të ndalet deri të arrihet drejtësia për vrasjen e motrës së tij.

Duke përshkruar Liridonën si një grua të fortë, pozitive dhe nënë të përkushtuar, ai ka falendëruar të gjithë ata që shprehën ngushëllime.

“Ne duam drejtësi të shpejtë dhe profesionale, pa vonesa dhe pa gabime. Kriminelët duhet të kalben në burg. Asnjë grua tjetër nuk duhet të vritet” ka shkruar ai.

Postimi i.plotë:

Përshëndetje,

unë jam Leonard Ademaj, jam vëllau i Liridona Ademaj e cila është vrarë në mënyrë mizore.

Në emër të familjes ju falenderoj për ngushëllimet që na keni ofruar, për reagimet publike të mijëra njerëzve dhe për mbështetjen që na keni dhënë.

Liridona ka qenë grua e fortë dhe pozitive, nënë e përkushtuar dhe familjare e dashur. Atë na e morën kriminelët dhe krejt çfarë duam ne është drejtësi.

Ne duam drejtësi të shpejtë dhe profesionale, pa vonesa dhe pa gabime. Kriminelët duhet të kalben në burg. Asnjë grua tjetër nuk duhet të vritet.

Shpresoj që institucionet do të na lejojnë që Liridonen ta kthejmë nesër aty ku e ka vendin, në shtëpinë e saj.

Me respekt,

Familja Ademaj

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=2381480602035351&id=100005203025083&mibextid=Nif5oz