Lajme

Lëndohet një punëtor teksa punonte në një shtyllë elektrike, bie në kontakt me elektrecitetin

Një person teksa ishte duke punuar në një shtyllë elektrike, ka rënë në kontakt me elektricitetin dhe është lënduar.

Në vendin e ngjarjes ka dalë emergjenca dhe i ka dhënë ndihmë mjekësore e më pas e ka transportuar në spitalin rajonal.

Sipas mjekëve viktima ka lëndime të lehta dhe pas tretmanit lirohet për në shtëpi.

Rasti ka ndodhur në Prizren, njofton raporti policor, përcjell Scanner.