Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, në fjalën e tij në seancën e jashtëzakonshme për bisedën Kusari-Lila -Radojiçiq, ka pyetur deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje se ‘po jeni mshefë’ dhe se të njëtjit duhet të dalin prej biruce.
“Fjalia e parë e imja është, kolegë të VV-së ku jeni mshefë, dilni prej biruce, sepse nuk mbrohet kështu veprimi juaj që e keni bërë”, ka thënë Lekaj.
“VV ka ardhë me një fletushkë të partisë komuniste që e paraqiti programin qeveritar dhe për këto katër viti, më besoni që s’ka qytetarë që e gjen një të mirë që e kanë bërë për këtë vend”, ka shtuar ai.