Sport

Leizping në krye të Bundesligës, mezi fiton Bayern Munich

Bayerni i Mynihut e ka zgjidhur vetëm në minutat e fundit sfidën ndaj Wolfsburgut.

“Bavarezët” vuajtën shumë për të gjetur golin, teksa 5 minuta nga fundi Joshua Zirkzee shënoi golin e avantazhit pas një goditje në hyrje të zonës.

Ekipi i Flick më pas arriti që të gjente edhe golin e sigurisë me Sergio Gnabry, i cili arrin që të konkretizojë një aksion të shpejt. Bayerni vijon të mbetet në vendin e tretë me 33 pikë.

Leipzig ndërkohë vijon formën spektakolare, duke triumfuar me përmbysje 3-1 ndaj Augsburg, duke konsoliduar pozitat në vendin e parë të renditjes. Niederlechner befasoi vendasit që në minutën e 8-të, por skuadra e Negelsmann do të ishte e frikshme në pjesën e dytë. Lamer barazoi në minutën e 68-të, ndërkohë që Schick do të realizonte golin e avantazhit. Në fundin e kohës së rregullt, Poulsen shënoi golin e tretë.