Sport

Legjenda e Milanit merr drejtimin e Napolit

Tashmë është edhe zyrtare, Gennaro Gattuso do të jetë trajneri më i ri i Napolit.

Ish-lojtari dhe trajneri i Milanit do të pasojë Carlo Ancelottin në stolin e klubit italian. Gattuso ka një detyrë të vështirë pasi duhet ta rikthej Napolin konkurrues sa i takon objektivave të fillim sezonit nga drejtuesit e Napolit.

Kampioni i Botës me Italinë në vitin 2006 ka arritur marrëveshjen me presidentin Aurelio De Laurentuiis.