Rozë

Ledri Vula feston ditëlindjen, ja sa vjeç mbush këngëtari

By GAZETA SCANNER 1

July 10, 2024

Në familjen Vula sot ka festë. Artisti nga Kosova, Ledri mbush sot 38 vjeç. Në këtë ditë të veçantë për të nuk kanë munguar urimet e përzemërta nga njerëzit më të dashur, miqtë dhe familjarët.

Ledri është një nga artistët më të suksesshëm në Kosovë me dhjetëra hite, ndërsa këtë verë po shijon suksesin e disa bashkëpunimeve muzikore.

Prej muajsh Ledri vazhdon të përflitet edhe mbi marrëdhënien e tij me partneren Sara Hoxha, derisa është aluduar për kriza mes çiftit dhe ndarje. Gjithsesi, Sara vazhdon të mbajë publike fotografitë me Ledrin.