Rozë

Ledjana thumbon Mevlanin dhe Aristelën: “Ajo nuk është si unë!”

Aristela dhe Mevlani pushtuan titujt e mediave rozë  disa ditë më parë pasi u shfaqën në një foto duke pozuar në shtrat bashkë, teksa ish-konkurrenti mbështeste kokën në prehërin e saj.

Kaq ka mjaftuar që të gjithë të aludonin për një lidhje mes dyshes, përfshirë dhe fansat e Ledjanës, të cilët duket se e kanë të vështirë ta pranojnë këtë fakt dhe kanë bërë thirrje që të gjithë të bllokojnë dhe raportojnë llogarinë e Aristelës në rrjetin social. Nuk mungoi as reagimi i Ledjanës, e cila përmes një statusi në InstaStory shkruante: “Do ju lutesha të mos ofendonit askënd nëpër statuse aq më pak fanpage që kanë emrin tim. Nuk kam armiqësi me askënd, secili është i lirë të lidhet dhe të shoqërohet me kë të dojë”.

Megjithatë, duket se ajo nuk qenka edhe aq e pashqetësuar. Ajo ka postuar së fundmi një video ku në sfond dëgjohet kënga “Cali” e Rina Balajt. Ledjana dëgjohet teksa këndon disa vargje që u morën si thumb drejt Mevlanit.

“Po të shoh ty me të por si unë ajo ti e din nuk është..”, thuhet mes tjerash në këngë dhe kjo u mor menjehëherë si reagim pas publikimit të fotografisë së Mevlanit me Aristelen.