Sport

“Le10Sport”: PSG ëndërron Guardiolën dhe Xavi-n

Në rast se PSG dështon ta fitoj Champions League këtë sezon, atëherë gjermani Tuchel duket se do ta mbyll aventurën në Paris, raporton GazetaScanner.

Kampionët e Francës prej vitesh synojnë trofeun më të madh në elitën e futbollit evropian, por që deri tash akoma parisinet kanë dështuar ta shijojnë Championsin.

“Le10Sport” shkruan PSG ëndërron ta sjell në ‘Parkun e Princave’ strategun spanjoll, Pep Guardiolan, i cili duket se në fund të këtij sezoni, do të largohet nga Manchester City. Siç raportohet, PSG në krah të Guardiolës e do ish-kreatorin e Barcelonës, Xavin, i cili aktualisht drejton AL Sadd-in. /GazetaScanner/