Lajme

“Le të shkojnë në bankë të marrin kredi pa nënshkrim”: Krahasimi i Surroit për marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë

By GAZETA SCANNER 1

July 16, 2024

Publicisti Veton Surroi ka thënë se është gabim qasaj e diplomatëve të Bashkim Evropian se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë edhe pa nënshkrim është ligjërisht obliguese.

Surroi ka thënë se palët janë përgjegjës për marrëveshjen vetëm kur nënshkruajnë.

Ai ka marrë si shembull marrëveshjen me bankën për kredi, duke thënë se duhet nënshkruar marrëveshja për kredi sepse nëse nuk nënshkruhet nuk mund të zbatohet.

Kjo është gabim, s’mund të jenë dy palët përgjegjëse nëse njëra palë thotë unë e nënshkruaj në tërësi këtë dokument, ndërkaq pala tjetër thotë jo vetëm që nuk e nënshkruaj, por as nuk i njoh këto pika

A ke shkuar në bankë me marrë kredi dhe me të thanë s’ka nevojë për nënshkrim? Ata që i garantojnë këto le të shkojnë në bankë të marrin kredi pa nënshkrim. Në konventën për traktatet ndërkombëtare të Vjenës nuk ekziston asnjë formë e kontaktimit të ndërsjellë mes shteteve në të cilin njëri shtet tërhiqet nga thelbi i marrëveshjes, nëse tërhiqesh nga thelbi i marrëveshjes nuk mund të konsiderohesh se ke krijuar kontratë mes dy palëve.” – ka thënë ai në Rubikon në Klan Kosova.