Lajme

“Le ta din populli i Kosovës, qeveria u prish” – Nënkryetari i AAK-së me kritika të ashpra ndaj qeverisë

By GAZETA SCANNER 1

September 12, 2024

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, ka thënë se “Qeveria e Kosovës është e prishur”.

Gjini në emisionin Pressing në T7 thotë se Kosova do t’i rregullojë raportet me Amerikën, por shton se “Qeveria është e prishur, le ta din populli i Kosovës”.

“Kosova për me u bo shtet normal duhet me ia dit hallin vetit, me ditë cka është evlefshme për ne cka jon asetet tona. Dëmi që i bëhet Kosovës në cenimin e aleancave nuk sjell vetëm problem me ato aleanca, mirëpo na sjell neve probleme të natyrave të tjera. Na sjell probleme me fqinjin tonë verior që është armiqsor deri në skajt me Kosovën. Është një spin i problemve që ndodh. Na kemi me u ndreq me Amerikën sepse nuk jemi përfundimisht si popull, Qeveria u prish le ta din populli i Kosovës”, tha Gjini.