Lajme

LDK sot mbledh Këshillin e Përgjithshëm të partisë

By GAZETA SCANNER 1

May 28, 2024

Sot (e martë) në orën 18:00, mbahet mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, thuhet në njoftimin dërguar mediave.

Në këtë ngjarje pritet të mbajë fjalim kreu i partisë, Lumir Abdixhiku.

“Mediet do të mund të qëndrojnë në sallë për fjalimin e kryetarit të LDK-së, dr. Lumir Abdixhiku, ndërsa më pas do ta lirojnë sallën që Këshilli t’i vazhdojë punimet”, thuhet në njoftimin e LDK-së.