Ballina

LDK: Qeveria premtoi 4 000 banesa për çiftet të reja, por asnjë nuk e kanë ndërtuar

By GAZETA SCANNER 1

February 07, 2023

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka publikuar një premtim të Lëvizjes Vetëvendosje, partisë në pushtet, të cilin nuk e ka përmbushur për gati dy vjet në qeveri.

Partia që drejtohet nga Albin Kurti kishte premtuar ndërtimin e 4 mijë banesa për çiftet e reja, por ky projekt as që ka nisur të realizohet.

“Qeveria premtoi 4000 banesa për çiftet të reja, me vetëm 120 euro kësti, por në realitet ata ASNJË nuk e kanë ndërtuar. Ky është vetëm një prej premtimeve të thyera. LDK do të punojë që qytetarët të mund të kenë një pagë të mirë dhe të përballojnë jetesën e tyre”, është thënë në reagimin e LDK-së.