Lajmest-slider

‘LDK-në s’mund ta kushtëzojnë askush që mos ta propozojë presidentin’

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar deklaratës së koleges se saj nga Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, e cila ka thënë se me partinë e Isa Mustafës duhet ta propozojnë një president konsensual.

Bajrami ka thënë se LDK-në s’mund ta kushtëzojnë askush që mos ta propozojë presidentin.

“Propagandën dhe luftën speciale duhet ta ndalë Vetëvendosje nëse njëmend ka vendosur të ndërtojë koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës. LDK po punon për ndërtimin e një Qeverie që do të ofrojë zgjidhje për secilin problem të qytetarëve. E jo Qeveri e cila rrëzohet pas një viti. Qeveri e cila nuk e përfundon mandatin. T’i lëmë deklaratat e të merremi vesh para se të prishet çdo urë bashkëpunimi. Kushtëzimi i Vetëvendosjes se nuk e pranojmë presidentin nga LDK-ja është i papranueshëm. Kushtëzime të tilla s’mund të vendosin partitë që s’kanë fituar 51 për qind të votave”, ka shkruar Bajrami në “Facebook”. /GazetaScanner/