Lajme

LDK me vetëm 16% në sondazhin e UBO-s, Hykmete Bajrami: Realitet fiktiv, propagandë

By GAZETA SCANNER 1

April 06, 2024

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar lidhur me rezultatet e sondazhit të “UBO Consulting” nga gazeta online Reporteri.net, që u publikuan mbrëmë, sipas të cilave Lëvizja Vetëvendosje renditet e para me 49.5 përqind, PDK’ja e dyta me 17.1 përqind dhe LDK’ja e treta me 16 përqind, duke e quajtur realitet fiktiv dhe propagandë.

Bajrami ka thënë se këto sondazhe i vijnë qeverisë sa herë që ka ndonjë krizë, duke shtuar se realiteti është ndryshe nga rezultatet.

“Mbajeni në mend, sa herë që ka një krizë, qeverisë i vjen një sondazh i ri. Herën e kaluar në ditën e faturave dyfysh të energjisë elektirke, këtë herë në periudhën e shpërfaqjës së korrupcionit përmes kontratave sekrete e pazareve në katër sy. Duan të paraqesin një realitet tjetër – fiktiv. Të na thonë se ne jemi vet. Se shumica është me ata – të kënaqur si dikur”, ka thënë Bajrami.

Ajo ka marr shembull sondazhin për zgjedhjet lokale, sipas të cilit, Arben Vitia dilte i pari e Uran Ismaili i dyti, por në fund zgjedhjet i kishte fituar Pëparim Rama i LDK’së, që renditej i treti.

“Kur flasim për sondazhe kujtoni vetëm pak zgjedhjet lokale. Gjithë ekzaltimin e pushtetit atëherë, gjithë ‘kredibilitetin’ e matësve – një natë para zgjedhjeve. Fundin e dini të gjithë”, ka shkruar Bajrami.

Postimi i saj i plotë:

Na qenkan ekzaltuar – sërish – pushtetarët me sondazhe

Këtë herë paskan treguar gjenerozitet, na paskan ulur vetëm në 16%.

Me sondazhe mund të na ulin edhe më shumë, do ta bejnë javëve në vijim, por realiteti ndryshon nga sondazhet e tyre.

Mbajeni në mend, sa herë që ka një krizë, qeverisë i vjen një sondazh i ri.

Herën e kaluar në ditën e faturave dyfysh të energjisë elektirke, këtë herë në periudhën e shpërfaqjës së korrupcionit përmes kontratave sekrete e pazareve në katër sy.