Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, sot ka konstituar Departamentin e Ekonomisë dhe Financave brenda kësaj partie.
Abdixhiku ka thënë se “me ekspertë e profesionistë të fushës, të dërguar nga të gjitha degët tona, si përmbledhje e një ekipi që do të ndërtojë e promovojë programin politik ‘Rruga e Re”.
“Kapitulli ynë ekonomik është vërtet ambicioz. Por është lehtësisht i bëshëm sepse synon një Kosovë që edhe meriton edhe mundet më mirë”, ka thënë Abdixhiku.
Më pas ai ka përmendur zotimet e këtij subjekti politik.
Buxhet 4.5 miliardë euro
Rritje ekonomike 5%
5 miliardë euro investime kapitale
Central me gaz
Qendër e re spitalore
Investime në Brezovicë e Dukagjin
Përfundim i të gjitha rrugëve rajonale
Stadium Kombëtar në Prishtinë
Koeficient 150
Aviokompani kombëtare
500 milion euro investim në Teknologji
“Këto janë disa nga synimet më madhore të ‘Rrugës së Re’. Gjatë ditëve e javëve në vijim, do ta shpalosim secilin – secilin projekt – në veçanti! Rrugën e bëjmë bashkë”, ka thënë Kelmendi.