Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se partia e tij, ka formuar Departamentin e Arsimit.
Ai ka thënë se plani i tyre parasheh arsim gjithëditor në shkoll. Rritje të koeficientit.
“Duam shkolla digjitale, e digjitalizim të plotë në ambiente shkollore që nxënësit tanë të jenë në hap me kohën! Zotohemi për 80 çerdhe të reja brenda 4 viteve, e rritje graduale të pjesëmarrjes së fëmijëve nga 3 vjet në sistemin shtetëror!” – ka shkruar ai.
Shkrimi i plotë:
Sonte, mblodha dhe konstituuam Departamentin e Arsimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Mes profesionistëve të arsimit, njerëzve me përvojë të jashtëzakonshme, me integritet personal e me potencial të madh, diskutuam për zotimet tona brenda programit ‘Rruga e Re’.
Duam mësim gjithëditor që fëmijët tanë të qëndrojnë në ambiente shkollore gjatë gjithë ditës. Që prindërit të mos detyrohen të ndërprejnë punën, të gjejnë kujdestarë – apo të mos punojnë fare – sepse fëmijët s’kanë ku të qëndrojnë.
Zotohemi për koeficient 150! Koeficient 150!
Duam shkolla digjitale, e digjitalizim të plotë në ambiente shkollore që nxënësit tanë të jenë në hap me kohën!
Zotohemi për 80 çerdhe të reja brenda 4 viteve, e rritje graduale të pjesëmarrjes së fëmijëve nga 3 vjet në sistemin shtetëror!
Këto dhe projektet tjera, janë pjesë e platformës politike të LDK-së! I lumtur me përmbajtjen e programit tonë; edhe me i lumtur me kualitetin e profesionistëve tanë!
Jehona Lushaku Sadriu u zgjodh udhëheqëse e këtij departamenti.