Lajmest-slider

“LDK-ja shkon në opozitë nëse nuk merret veshë me LV-në për postin e presidentit”

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se mes LDK-së dhe *V-së janë pritur situata të tilla ku do të ketë mosmarrëveshje.

Haziri në “TV Dukagjini” ka thënë se edhe disa probleme që janë mes LDK-së dhe LV-së do të tejkalohen nga dy liderët e këtyre subjekteve.

“Janë disa opsione që janë diskutuar dhe liderët janë duke u munduar të adaptojnë rolin e partive të tyre. Secili e ka të qartë se nuk merr më shumë se ajo që i takon”, ka thënë ai.

Haziri ka thënë se nuk kanë arritur në një pikë që të thuhet “merre ose lë” dhe ka shtuar se partisë së parë i takon të ofrojë opsionin e fundit “merre ose le”.

Sipas tij nëse LV-ja thotë se ka ardhur ai moment, ne do të vendosim për pozicionin tonë.

Haziri ka thënë se nëse LV-ja nuk pranon të zgjidhet tani çështja e presidentit, LDK-ja do të shkojë në opozitë.

“Ne nuk pranojmë opsione të tjera të zgjidhjes së problemit, që del jashtë këtij formati të bisedimeve”, ka thënë Haziri, duke shtuar se personalisht nuk ka ambicie për president apo ndonjë post qeveritar.